Japoni, mishi i laboratorit do zëvendësojë atë tradicional
Shkencëtarët në Universitetin e Osakës, në Japoni, po përdorin printer 3D për të krijuar një alternativë ndaj mishit tradicional të viçit dhe deklarojnë se lëvizja mund të ndihmojë në adresimin e problemeve të lidhura me rezervat ushqimore në të ardhmen.
Mishi i rritur në laborator deri më sot është përdorur kryesisht i grirë, por sipas studiuesve, projekti synon të imitojë koncentratin e mermerit të mishit të njohur si “wagyu”, që e dallon atë nga llojet e tjera të mishit të viçit.
Studiuesit fillimisht nxorën qeliza gjedhësh nga lopët e zeza japoneze dhe më pas përdorën një bio-printer 3D për të krijuar muskuj individualë, enë gjaku dhe fibra të shëndosha. Më pas, në mënyrë manuale, ata i vendosën fibrat së bashku për të krijuar mishin.
Për momentin nuk bëhet fjalë për ta provuar, pasi siç thonë studiuesit, mishi i laboratorit nuk është gati për t’u shërbyer.
Aktualisht duhen deri në 4 javë për të gjeneruar një centimetër kub mishi laboratori, me një kosto prej 10 mijë jen, ose 89 dollarë grami.
Studiuesit thonë se sapo procesi të jetë përmirësuar dhe të jetë bërë automatik, mishi i laboratorit mund të prodhohet në masë brenda 5 vitesh, gjë që do të ulte dhe koston e tij.
Shkencëtarët besojnë gjithashtu se teknologjia e përdorur për mishin e laboratorit mund të përdoret një ditë për mjekësinë rigjeneruese.
Një vlerësim i kompanisë “Global Information” sugjeron se tregu për mish të kultivuar mund të rritet në 2.79 miliardë dollarë brenda vitit 2030, nga 1.64 milionë që është aktualisht.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta