Japonia ekzekuton autorin e vrasjes masive

26 Korrik 2022 | 09:09

Japonia ka ekzekutuar një 39-vjeçar që vrau shtatë persona në Tokio në vitin 2008 gjatë një sulmi me thikë, kanë raportuar mediat lokale.

Tomohiro Kato kreu një nga vrasjet masive më tronditëse në historinë e vendit, shkruan BBC.

Ai ishte 25 vjeç kur futi një kamion në një turmë këmbësorësh në kohën e drekës në zonën tregtare Akihabara, duke vrarë tre persona.

Më pas goditi kalimtarët me një thikë, duke vrarë katër dhe plagosur tetë.

25-vjeçari u kap nga policia në vendngjarje dhe më vonë pranoi krimet në gjyqin ndaj tij, duke thënë se ishte zemëruar nga bullizmi në internet.

Krimi ndezi shumë debate në shoqërinë japoneze në atë kohë mbi vrasjet e rastësishme, ndikimin në internet dhe dështimet në mbështetjen e shëndetit mendor për të rinjtë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthen tuberkulozi në burgun federal të emigracionit në Kolorado, sëmuren 12 të burgosur

Të paktën 12 persona të ndaluar në një burg federal emigracioni në Kolorado janë prekur nga tuberkulozi ditët e fundit dhe dhjetëra të tjerë thuhet se janë...
18:08 | 14/07/2026

Kuvajti aktivizon mbrojtjen ajrore, ushtria: Po sulmojmë objektivat armiqësore

Ushtria e Kuvajtit tha të martën se forcat e saj “aktualisht po sulmojnë objektiva ajrore armiqësore” në hapësirën ajrore të vendit. “Çdo tingull shpërthimi që...
18:07 | 14/07/2026

Ambasada ruse në Hagë: BE-ja po përgatit hapur një konflikt në shkallë të gjerë me Rusinë

Rusia i sheh autoritetet e Bashkimit Evropian dhe Holandës si vende që po përgatiten hapur për një konflikt në shkallë të gjerë me Moskën, tha...
18:03 | 14/07/2026