“Jehona jonë”, skena e TKOB do kumbojë me këngë dhe valle nga trevat shqiptare

16 Janar 2024 | 16:52

Mbrëmjen e sotme në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullor vjen me shfaqjen “Jehona Jonë”. Drejtuesit e Ansamblit thonë se ky aktivitet do të sjellë veprat më të mira të traditës.

Do të jehojë Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit mbrëmjen e 16 Janarit, me ison e jugut dhe tupanin e veriut, nën interpretimin e Orkestrës, Solistëve, Grupit të Valleve dhe Grupit Koral të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Shqipëria etnike shquhet për trashëgiminë e pasur kulturore të karaktetizuar nga një larmishmëria. Çdo trevë ka kostumet, muzikën, vallet dhe ritualet e tij dalluese.

Nga Çamëria në Kosovë, nga Bregu në Korab, traditat më të bukura shqipe, këngët, vallet, vajet e gëzimet do performohen mjeshtërisht  në Skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, për të  përcjellë me besnikëri traditën shekullore tek brezat e rinj.

Shfaqja i bën jehonë traditave më të mira kulturore të popullit shqiptar me muzikë origjinale  dhe valle të mahnitshme të cilat vijnë për publikun të interpretuara mjeshtërisht nga artistët e Ansamblit Popullor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale

Muzika baroke spanjolle mbushi mbrëmjen e së premtes Galerinë e Arteve Dixhitale në Korçë, në kuadër të edicionit të 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës...
17:47 | 29/06/2026

Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka inauguruar Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar, e cila do të jetë pjesë...
09:32 | 29/06/2026

“Michael” bëhet filmi biografik me fitimet më të larta në histori

Filmi biografik “Michael”, kushtuar legjendës së muzikës Michael Jackson, ka vendosur një rekord të ri në kinematë botërore, duke u bërë filmi biografik me fitimet...
08:30 | 29/06/2026