Jemen: Shpërthim i fortë në aeroport, të paktën 16 të vdekur dhe 60 të lënduar
Një shpërthim i fortë në aeroportin e Jemenit të mërkurën ka lënë të paktën 16 të vdekur dhe 60 të lënduar.
Shpërthimi ndodhi pak pasi një avion, i cili mbante kabinetin e sapoformuar të qeverisë kishte zbarkuar në qytet.
Arsyeja e këtij shpërthimi nuk është bërë e qartë dhe deri më tani asnjë grupim nuk është akuzuar për këtë sulm.
Pamje nga vendi i ngjarjes tregojnë anëtarët e delegacionit qeveritar teksa zbresin nga aeroplani ndërsa shpërthimi trondit të gjithë vendin.
Askush në aeroplanin qeveritar nuk u lëndua, por shumë ministra u kthyen përsëri brenda aeroplanit ose vrapuan poshtë shkallëve për të kërkuar strehim.
Ministri i komunikimit në Jemen Naguib al-Awg, i cili ishte gjithashtu në aeroplanin qeveritar, i tha “Associated Press” se ai dëgjoi dy shpërthime.
Imazhet e shpërndara në mediat sociale nga vendi i ngjarjes treguan rrënoja dhe xhama të thyer të shpërndarë rreth ndërtesës së aeroportit.
Lexoni gjithashtu:
Si do e kalojë bota vitin e ri? Shtetrrethime dhe ndalim festimesh, fishekzjarrët s’do të lejohen
Argjentina legalizon abortin, i pari shtet në Amerikën Latine
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta