Jeta e re në Afganistan, ardhja e talebanëve rrit kërkesën për burka
Një jetë e re ka nisur në Afganistan pas marrjes së pushtetit nga talebanët të cilët pritet të formojnë qeverinë e re.
Organizata botërore bëjnë thirrje se vendi mund të përballet me një krizë humanitare, te vështirë e përshkruajnë jetën edhe qytetarët në Kabul.
Ata shprehen se në kryeqytet nuk ka punë.
“Nuk ka punë, nuk ka punë, çfarë duhet të bëjmë? Ne, vijmë këtu dhe ulemi me orë të tëra, por askush nuk na jep punë. Të gjithë janë të shqetësuar, gjithçka është bërë e shtrenjtë”, shprehet Mohamad Ali.
Për talebanët, vështirësitë ekonomike po shfaqen si sfida e tyre më e madhe, duke shtuar mjerimin ku më shumë se një e treta e popullsisë jeton me më pak se 2 dollarë në ditë.
Organizatat humanitare kanë paralajmëruar një katastrofë të afërt dhe ekonomia, e mbështetur prej vitesh në miliona dollarë ndihmë të huaj, është afër kolapsit. Shumë afganë po luftonin për të ushqyer familjet e tyre gjatë thatësirës së madhe, para se militantët talebanë të merrnin pushtetin dhe miliona njerëz tani mund të përballen me urinë, me vendin e izoluar dhe ekonominë e rrënuar.
Një tjetër fenomen i vënë re pas ardhjes në pushtet të talebanëve është edhe rritja e kërkesës për burka, një veshje e përdorur nga gratë të cilat mbulojnë të gjithë trupin. Ndonëse talebanët kanë premtuar se do të mbrojnë të drejtat e njeriut grave fëmijëve dhe nuk do të hakmerren.
Bashkëthemeluesi i talebanëve, Mullah Baradar pritet të udhëheqë qeverinë e re afgane. Akhunzada, udhëheqësi suprem fetar i talebanëve do të përqendrohet në çështjet fetare dhe qeverisjen brenda kornizës së Islamit. Talebanët tashmë kanë emëruar zyrtarë administrativë për provinca dhe rajone të ndryshme në Afganistan, dhe agjencitë qeveritare gradualisht kanë filluar punën.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta