Jetesa e shtrenjtë në Tiranë, mbi 50 mijë lekë për të përballuar muajin, 30% shkojnë për ushqime
Inflacioni për gushtin u fiksua në 2.4%, ku diferencën, edhe gjatë këtij muaji e bënë produktet e shportës ushqimore.
Por në treg çmimet janë shtrenjtuar edhe në grup-mallra të tjera, përfshi edhe qiratë e argëtimin. Të dhënat e INSTAT për inflacionin shërbejnë si orientim, jo vetëm në perceptim, por edhe në vlera reale, se jetesa në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Agjencia “Numbeo”, e cila merr në analizë kostot e jetesës në botë, krahason se të jetosh në Tiranë kushton më shtrenjtë se në Prishtinë, Shkup apo Sarajevë.
Sipas kësaj agjencie, kostoja e jetesës së një banori të kryeqytetit në muajin gusht arriti në 51,300 lekë, rreth 3500 lekë më pak se paga mesatare (56 710 lekë). Ndërkaq, një familje me 4 anëtarë duhet të sigurojë në portofol jo më pak se 181 mijë lekë
Për banorët e kryeqytetit, pjesa më e madhe e parave në portofol harxhohet në market, më tej për qira e transport, ndërsa koha e lirë dhe veshjet zënë volumin më të ulët. Përveç çmimeve të shtrenjta të ushqimeve, shqiptarët kanë të ardhura ndër më të ulëtat në rajon, dhe kjo bën që ata të kenë peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime.
Në Europë, Zvicra e Norvegjia janë vendet me koston me të lartë të jetesës, ndërsa sipas qyteteve Tirana renditet në vendin e 410, nga 566 rajone të marrë në shqyrtim.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta