Jo maska në ambientet e jashtme në Greqi, nga 28 qershori hiqet shtetrrethimi gjatë natës

24 Qershor 2021 | 14:36

Duke nisur nga dita e sotme në Greqi nuk është më e detyrueshme të mbash një maskë në ambientet e jashtme.

Mbajtja e saj mbetet e detyrueshme në hapësirat e brendshme dhe në vendet e mbipopulluara.

Situata epidemiologjike në shtetin fqinj është përmirësuar dhe shpresohet se do të vijojë të jetë e tillë.

Nga 28 qershori gjithashtu do të hiqet shtetrrethimi natën, ndërsa punonjësve të vaksinuar nuk do t’u kërkohet më të bëjnë testime.

Në restorante numri i njerëzve që lejohet të ulen në të njëjtën tryezë do të rritet në 10 dhe kufiri maksimal për ngjarje, siç janë dasmat do të rritet në 300.

Lehtësimi i masave vjen ndërkohë që shpresohet shumë tek sezoni i turizmit.

Greqia shpreson se muajt e verës do ta ndihmojnë që të rimëkëmbë ekonominë e gjunjëzuar nga pandemia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026