Jo më shërbime në ambiente publike, Greqia ‘ndëshkon’ të pavaksinuarit

3 Nëntor 2021 | 10:07

Të gjithë personat e pavaksinuar në Greqi do të duhen të pajisen me një test negativ ndaj COVID-19 në mënyrë që të marrin shërbime në banka, zyrat publike, parukeri apo të tjera ambiente publike.

Vendimi hyn në fuqi në 6 nëntor dhe është i vlefshëm edhe për punonjësit në sektorin privat dhe publike.

Bizneset që thyejnë rregullin do të gjobiten me 5 mijë euro dhe rrezikojnë të mbyllen për 10 ditë.

Masa të tilla u morën pasi dita-ditës është vënë re një rritje e të infektuarve me COVID-19; 6700 të prekur në 24 orët e fundit. 60.5% e popullsisë në Greqi është vaksinuar plotësisht.

Holanda po ashtu ka rikthyer disa masa kufizuese. Nga e shtuna qytetarët detyrohen sërish të mbajnë maska në hapësirat publike dhe në rrugë. Nisur nga kjo fundjavë, krahas bareve dhe restoranteve, pasaportat COVID bëhen të detyrueshme për të hyrë në muze, palestra, kopshte zoologjike. Kryeministri në detyrë, Rutte bëri thirrje për qetësi pasi në vend ka pasur debate të shumta lidhur me kufizimet.

Situata epidemiologjike vijon të jetë e rënduar në Bullgari ku bëhet thirrje kombëtare për vaksinim. Në 24 orët e fundit është raportuar për 310 viktima, 90% e të cilëve nuk janë të vaksinuar. Bullgaria është vendi me nivelet më të ulëta të vaksinimit në BE.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026