Jo më teste COVID falas në Gjermani dhe Francë, do kushtojnë nga 15-20 euro
Nga dita e sotme në Gjermani testet e COVID-19 nuk do të jenë më falas.
Të gjithë ata qytetarë që nuk zgjedhin të vaksinohen do të duhet t’i paguajnë vetë testet e covid, çmimi i së cilit kushton nga 15-20 euro.
Kjo është një masë e ndërmarrë për të nxitur edhe më shumë vaksinimin e qytetarëve.
Një masë e ngjashme hyn në fuqi në Francë në 15 tetor, qoftë për testet PCR por edhe testin antigjen.
Rumania ndodhet në një gjendje kritike. Spitalet po përballen me një rritje të të infektuarve ndërsa varianti Delta ka përfshirë të gjithë vendin.
Koordinatori i Fushatës Kombëtare të Vaksinimit të vendit ka krahasuar situatën me atë të Italisë një vit më parë.
Një qytet në jugperëndim të Rumanisë-Drobeta-Turnu Severin është qyteti i parë i madh që hyri në bllokim në këtë valë të katërt të pandemisë.
Ndërkohë në Mbretërinë e Bashkuar, Shërbimi Kombëtar i Shëndetit me afrimin e dimrit po u bën thirrje njerëzve që të marrin një vaksinë kundër gripit.
Ekspertët kanë frikë se sëmundja e frymëmarrjes mund të shkaktojnë rritje të rasteve.
Kjo mund të nënkuptojë dy herë më shumë vdekje nga gripi sezonal sesa në një vit normal.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta