‘Jo takimit me Biden’, presidenti i ri i Iranit: SHBA të rikthehen në paktin bërthamor
Presidenti i zgjedhur i Iranit, Ebrahim Raisi deklaroi të hënën se Shtetet e Bashkuara duhet t’i rikthehen marrëveshjes bërthamore, ndërsa refuzoi një takim me presidentin Biden edhe nëse sanksionet ndaj vendit hiqen.
Raisi u pyet nga gazetarja e Euronews, Anelise Borges se, sa e rëndësishme do të jetë për administratën e re të ringjallë marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe cili ishte mesazhi i tij për SHBA dhe Evropën.
“Amerika dhe vendet evropiane duhet të analizojnë se si vepruan në lidhje me marrëveshjen. Amerika e shkeli atë, ndërsa evropianët nuk mbajtën premtimet. I them Shteteve të Bashkuara se në bazë të akordit ju jeni të detyruar të hiqni të gjitha sanksionet, por s’e keni bërë këtë. Kthehuni dhe përmbushni zotimet tuaja. Sa për evropianët, mos iu nënshtroni presionit amerikan, por mbani premtimet”, u shpreh Ebrahim Raisi.
Në Vjenë kanë vazhduar negociatat që prej prillit për të gjetur mënyrën se si Irani dhe Amerika t’u rikthehen të dyja paktit bërthamor, të cilin Uashingtoni e braktisi në vitin 2018, kur president ishte Donald Trump.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti i ri i Iranit, Ebrahim Raisi fiton shumicën e votave
Zgjedhjet presidenciale në Iran, pritet pjesëmarrje e ulët, dy rivalët kryesorë Raisi dhe Hemmati
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta