Joe Biden betohet sot si presidenti i 46-të i Amerikës
Duke nisur nga sot SHBA do të kenë një president të ri. Joe Biden betohet këtë të mërkurë si president i 46 i amerikanëve.
Sikundër prej ditësh Uashingtoni dhe të gjitha shtetet amerikane janë nën masa të forta sigurie.
Ceremonia e betimit e presidentit Joe Biden dhe zv/presidentes Kamala Harris do të jetë një maratonë që përfshin jo vetëm anën zyrtare të protokollit, por edhe anën festive me artistë të njohur pjesëmarrës.
Për shkak të pandemisë numri i pjesëmarrësve do të jetë i kufizuar, por të gjithë anekënd botës mund të ndjekin ceremoninë përmes medias sikundër përmes Euronews Albania.
Përpara se të mbërrinte në Uashington për të marrë drejtimin Shtëpisë së Bardhë, presidenti i zgjedhur Joe Biden mbajti një fjalim prekës duke kujtuar edhe djalin e tij të ndjerë, i cili humbi jetën në moshën 46-vjeçare për shkak të një sëmundjeje të rëndë.
“Unë jam krenar, krenar, krenar, krenar që jam bir i Delaware, dhe jam edhe më krenar, që qëndroj këtu përpara monumentit të Beau Biden. Zonja dhe zotërinj, unë ndiej vetëm një keqardhje …që ai nuk është këtu, sepse ai duhej të prezantohej si president. Por ne kemi mundësi të mëdha, Delaware na ka mësuar se gjithçka është e mundur, gjithçka është e mundur në këtë vend, kështu që Zoti ju bekoftë të gjithëve dhe Zoti i ruajtë trupat tanë ushtarakë. Faleminderit”, u shpreh ai.
Lexoni gjithashtu:
Yjet botëror në betimin e Biden, Lady Gaga, Tom Hanks, Bon Jovi gati të performojnë në 20 janar
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta