Joe Biden është rrugës drejt fitores, thotë Senatori Bernie Sanders
Senatori Vermontit, Bernie Sanders, tha se demokrati Joe Biden duket se është drejt fitores në shtetet kyçe dhe së zgjedhurit si presidenti i ardhshëm.
“Zgjedhja ishte midis dhënies fund të gënjeshtrave patologjike në Shtëpinë e Bardhë dhe rimarrjes së demokracisë dhe sundimit të ligjit në vendin tonë”, tha Sanders i cili ka garuar gjatë primareve.
Biden kryeson në katër shtete fushëbeteje por ende nuk është shpallur rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, pasi ka ende vota për t’u numëruar.
Ai është në avantazh ndaj Trump e nëse kjo vazhdon, kandidati demokrat do të mund të marrë 20 votat elektorale që i duhen për të mbërritur në Shtëpinë e Bardhë.
“Përpjekjet tona nuk kanë mbaruar, ato sapo kanë nisur”, shtoi Sanders. Ai tha se demokratët duhet të fitojnë dhe dy postet në Senat në Xhorxhia.
Sanders ka thënë gjithashtu se do të prezantojë agjendën e re në Senat e cila do të jetë kryesisht mbi zgjidhjen e një sërë krizash që po kalon vendi.
Lexoni gjithashtu
- Live Blog: Nuk jemi armiq, jemi amerikanë, Joe Biden bën thirrje për unitet
- Çfarë janë votat e përkohshme dhe a po e vonojnë rezultatin e zgjedhjeve?
- Ku qëndron Biden dhe Trump, rezultati i votave në shtetet vendimtare për fitoren
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta