Joe Biden zgjedh shefin e ri të CIA-s
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka zgjedhur diplomatin e karrierës William Burns si drejtor të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, CIA.
Burns është i njohur pasi udhëhoqi negociatat e administratës Obama me Iranin për arritjen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, ndërsa më herët ai ka shërbyer si ambasador në Rusi.
Nëse konfirmohet nga Senati, ai do të jetë diplomati i parë që caktohet në këtë post. Presidenti i zgjedhur, që merr detyrën më 20 janar, i ka kërkuar Kongresit që të konfirmojë ekipin e tij të sigurisë kombëtare sa më shpejt të jetë e mundur, përpara inaugurimit të tij.
Burns, i tërhequr nga Shërbimi i Jashtëm në vitin 2014, pas një karriere 33-vjeçare në Departamentin e Shtetit, nën drejtimin e presidentëve republikanë dhe demokratë, mban titullin ‘ambasadori i karrierës’, që është dhe më i larti për një diplomat.
Së fundmi, ai ka shkruar artikuj kritikë për politikat e administratës së Trump dhe gushtin e kaluar paralajmëroi për rrezikun që presidenti në ikje të mos pranonte humbjen në zgjedhje.
Në një deklaratë, Biden shprehu besimin e plotë tek profesionalizmi i zotit Burns. Ai theksoi gjithashtu se shërbimet e inteligjencës duhet të jenë apolitike.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta