Johnson dhe Macron takim mbi mosmarrëveshjet për peshkimin
Është në “dorë të Francës” zgjidhja e konfliktit për peshkimin thonë zyrtarë të Mbretërisë së Bashkuar.
Kryeministri Boris Johnson takoi presidentin francez, Emmanuel Macron të dielën për të diskutuar për tensionin e vazhdueshëm mbi lejet për barkat franceze për peshkim.
Zyrtarë të Francës thanë se dy liderët kishin rënë dakord që të punonin së bashku për të gjetur zgjidhje.
Por më vonë një zëdhënës i Johnson bëri me dije se deri tani nuk është rënë dakord për asnjë masë.
Në komunikatën zyrtare britanike thuhet se kryeministri ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me retorikën e shprehur nga qeveria franceze ditët e fundit.
Mes tyre ishte një deklaratë e kryeministrit francez që propozonte se Mbretëria e Bashkuar duhet të ndëshkohej për daljen nga BE.
Boris Johnson thotë se qeveria franceze të tërhiqet nga kërcënimet.
Komentet e dy vendeve pas takimit informal prej 30 minuta të Johnson dhe Macron në Romë janë kontradiktore.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta