Kadia: Kriza ekonomike për shkak të COVID-19 më e rënda që nga ’97. Masat e marra nga qeveria, joefikase
Besart Kadia, drejtor i Institutit Shqiptar të Sipërmarrjes tha për Euronews Albania se kriza që po kalon aktualisht ekonomia shqiptare për shkak të pandemisë është më e rënda që nga viti 1997.
Kjo krizë sipas tij, do të thellohet më tej në muajt e ardhshëm me më pak vende pune, më pak investime, çka e fut vendin në një klimë jo të mirë, sidomos për biznesin.
I pyetur lidhur me efikasitetin e masave të marra deri tani nga qeveria për të përballuar krizën e pandemisë z. Kadia u shpreh se rruga që zgjodhi qeveria duke shpenzuar 100 mln euro në 3 muaj për të dhënë pagesa simbolike për kategori të caktuara, ishte e gabuar.
Sipas tij, bonusi duhej siguruar për të gjithë konsumatorët, për të mbajtur gjallë konsumin.
Eksperti i ekonomisë tha se aktualisht besueshmëria e bizneseve në ekonominë shqiptare është shumë e dobët dhe shtoi se mënyra më e mirë për kaluar krizën janë grantet direkte për biznesin.
“Mendoj se qeveria duhet të merret me shpenzime bazike, të mbajë administratën funksionale. Do të duhet të kishte dhënë më shumë grante për bizneset për të paguar pagat e punonjësve. Sot është pak vonë.
Qeveria nuk po risheh shpenzimet. Tashmë do menaxhohet vetëm borxhi publik. Jemi në një situatë kur koha ka kaluar. Qeveria nuk po e shesh ekonominë si prioritet. Masat e ndërmarra kanë qenë joefikase. Grantet direkte mbi biznesin janë e vetmja mënyrë për ta kaluar situatën”, tha z. Kadia.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta