Kafe dhe briosh, parisienët u rikthehen zakoneve të mëngjesit pas 3 muaj bllokadë
Parisienët që kishin hequr dorë nga ritualet e mëngjesit, me kafe dhe croissant-ë, u rikthyen me gëzim të martën në kafenetë e tyre të preferuara, teksa masat kufizuese vijojnë lehtësimin.
Baret dhe restorantet franceze u mbyllën që prej 16 marsit për të frenuar epideminë e koronavirusit.
Me numrin e infektimeve në rënie, qeveria franceze vendosi se nga 2 qershori baret dhe restorantet mund të hapeshin, marrja e rrezeve në plazh mund të rifillonte dhe ndalimi që i ishte bërë udhëtimit në 100 km të hiqej.
Në Cafe de Flore, një vatër historike për intelektualët dhe artistët si Ernest Hemingway, Jean Paul Sartre dhe Albert Camus, tryezat ishin të zëna nga klientët besnikë.
Për Rachel, banore e Parisit, kthimi në zakonet e vjetra të mëngjesit ishte një kënaqësi.
“Tre muaj ishin shumë. Tani u kthyem në normalitet”, thotë ajo.
Café de Flore zgjati hapësirën e jashtme të saj për të akomoduar më shumë njerëz. Kamarierët vishnin maska dhe dezinfektonin tryezat sapo klientët largoheshin.
“Jemi shumë të lumtur. Mendoj se është diçka e rëndësishme për parisienët, për të gjithë ne dhe për jetën në Paris në përgjithësi. Rihapja ka sjellë gëzim rrugëve të kryeqytetit”, thotë Alexandre Siljegovic, menaxher i Cafe de Flore.
Në Paris, kafenetë dhe restorantet lejohen të presin klientë vetëm në ambiente të hapura, pasi autoritetet e kanë futur kryeqytetin dhe rajonin e tij në një zonë me ngjyrë portokalli, që do të thotë se virusi është aktiv pavarësisht rënies së numrit të infektimeve.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta