Kamuflohej si picier në restorant, kapet një tjetër bos i lartë i mafias italiane

2 Shkurt 2023 | 22:31

Një mafioz italian në arrati që nga viti 2006, i dënuar për disa vrasje, është kapur në Francë, pasi u zbulua se ishte kamufluar duke punuar si picier në një restorant.

Edgardo Greco u arrestua në Saint-Étienne, duke shënuar arrestimin e dytë në pak kohë të një profili të lartë mafioz nga autoritetet italiane.

Matteo Messina Denaro ishte në arrati për 30 vjet, kur u ndalua gjatë një vizitë në një klinikë në Siçili gjatë muajit janar.

Të dy personat ishin në kërkim për kryerjen e vrasjeve të tmerrshme në vitet 1990.

Ndërsa Messina Denaro ishte “bosi i bosëve” për Cosa Nostra-n famëkeqe të Siçilisë, Greco ishte pjesë vrasësve të krimit të organizuar që njihet me emrin ‘Ndrangheta’ në Kalabri.

Ndrangheta tani janë mafia më e fuqishme në Itali dhe tentakulat e tyre shtrihen në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Jugut.

Greco, 63 vjeç, ishte në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve gjatë një “lufte mafioze” mes dy bandave në fillim të viteve 1990.

Stefano dhe Giuseppe Bartolomeo u rrahën për vdekje në qytetin e vogël të Kozencës në janar 1991. Trupat e tyre nuk u gjetën kurrë dhe besohet se janë tretur në acid.

Kur një gjykatës lëshoi ​​një urdhër arresti për të në vitin 2006, Greco ia doli të arratisej dhe të fshihej për 17 vite.

Tetë vjet më vonë, ai u vendos në qytetin francez të Saint-Étienne, në jug-perëndim të Lionit, duke nisur punë picier në një restorant italian.

Greco mori një identitet të ri, duke e quajtur veten Paolo Dimitrio.

Por në korrik 2021, ai ishte mjaft i sigurt për pseudonimin e tij të ri, saqë u shfaq në një artikull të gazetës lokale, duke u mburrur me “recetat rajonale dhe të bëra në shtëpi” të restorantit të tij.

Greco, duke përdorur emrin e një krimineli nga Pulia në juglindje të Italisë, tani kishte një mjekër gri dhe syze.

Megjithatë, ai ndiqej ende nga prokurori më kryesor i antimafias në Itali, Nicola Gratteri, i cili ka shpenzuar dekada duke luftuar ‘Ndrangheta-n’. Prokurori mundi të binte në gjurmët e Grecos dhe të bënte arrestimin e tij.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit të mërkurën në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit, ku rifilluan seancat e gjyqit të tij për korrupsion, që vazhdon...
17:23 | 15/07/2026

Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik

Kryeministri britanik në largim, Keir Starmer, mbajti një fjalim emocionues lamtumire në Dhomën e Komunave, duke konfirmuar se po i jep fund karrierës së tij...
17:12 | 15/07/2026

Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur

Një person ka humbur jetën, tre të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe tre janë plagosur pasi një varkë pontone u përmbys rreth 600 jardë larg...
17:09 | 15/07/2026