Kancelari austriak Kurz rrezikon braktisjen nga aleatët pas akuzave për korrupsion
Kancelari austriak, Sebastian Kurz po lufton për të shpëtuar postin e tij, pasi partneri më i ri i koalicionit, të Gjelbrit, ngritën dyshime mbi aftësinë e tij për të qeverisur, pas nisjes së hetimit nën dyshimin e korrupsionit.
Të tre partitë e opozitës kanë kërkuar dorëheqjen e Kurz dhe po përgatisin një votëbesim ndaj tij në Parlament, për të cilin u duhet mbështetja e të Gjelbërve për ta kaluar. Por dy nga tre partitë kanë deklaruar se nuk duan zgjedhje të parakohshme.
Vetë Kurz, që mohon çdo shkelje, ka deklaruar se është i pafajshëm derisa të provohet e kundërta dhe se ka vullnetin për të vijuar bashkëpunimin me të Gjelbrit.
“Linja politike e Partisë Popullore është e qartë: ne jemi zgjedhur dy herë në zgjedhje dhe kemi formuar një koalicion me të Gjelbrit. Ne i qëndrojmë këtij koalicioni, programit qeverisës dhe gjithçka për të cilat kemi rënë dakord. Nëse të Gjelbrit nuk duan ta vazhdojnë këtë bashkëpunim, por duan të kërkojnë mazhoranca të tjera, atëherë kjo duhet pranuar. Por ne jemi gati të vijojmë bashkëpunimin”, shprehet Kurz.
Të Gjelbrit, që bën fushatë për një politikë të pastër dhe bashkuan forcat me Kurz vitin e kaluar, deklaruan se kishin ftuar parti të tjera në Parlament për të diskutuar hapat e ardhshëm, pas nisjes së hetimit të prokurorisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kancelari austriak në hetim, Sebastian Kurz dyshohet për korrupsion
Kancelari Kurz nën hetim për dëshmi të rreme para Komisionit Parlamentar
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta