Kancelari austriak në hetim, Sebastian Kurz dyshohet për korrupsion
Kancelari austriak Sebastian Kurz është bërë subjekt i një hetimi, nën dyshimin e ryshfetit dhe shkeljes së rregullave financiare.
Lajmin e bëri të ditur zyra e prokurorisë së anti-korrupsionit, pas kontrolleve të ushtruara në zyrat e partisë konservatore të Kurz dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të tij.
Në të njëjtin hetim, sipas zyrtarëve austriakë, janë përfshirë edhe 9 persona të tjerë.
Prokurorët dyshojnë se Ministria e Financave bleu hapësirën e reklamave në një tabloid në këmbim të pasqyrimit të sondazheve në favor të figurës së Kurz dhe partisë së tij.
Kurz dhe Partia Popullore (OVP) e kanë cilësuar hetimin si të motivuar politikisht.
Hetimi nis prej vitit 2016 kur Kurz ishte ministër i Jashtëm dhe po kërkonte të zgjidhej lider i partisë.
“Jam i bindur se këto akuza do të provohen se janë false”, tha Kurz në një deklaratë të shkurtër.
Tabloidi “Oesterreich” që është në qendër të hetimit ka mohuar të ketë marrë para për reklama në këmbim të publikimit të sondazhit.
Hetuesit thonë se ka dyshime se prej 2016 deri në 2018 fonde të Ministrisë së Financave janë paguar për të manipuluar sondazhe të publikuara në këtë gazetë.
Sebastian Kurz u zgjodh lideri i OVP në maj 2017 dhe drejtoi partinë e tij në fitoren e zgjedhjeve një vit më pas.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta