Kancelarja Angela Merkel merr dozën e parë të vaksinës AstraZeneca
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca gjatë së premtes, konfirmoi zëdhënësi i saj në Twitter.
“Jam shumë e lumtur që mora vaksinën e parë me AstraZeneca”, citohej Merkel në një postim në Twitter.
“Vaksinimi është parësor për të mposhtur pandeminë”, shtoi ajo.
Kanzlerin #Merkel: „Ich freue mich, dass ich heute die Erstimpfung mit AstraZeneca bekommen habe. Ich danke allen, die sich in der Impfkampagne engagieren – und allen, die sich impfen lassen. Das Impfen ist der Schlüssel, um die Pandemie zu überwinden.“ pic.twitter.com/P4kMJYNrlc
— Steffen Seibert (@RegSprecher) April 16, 2021
Agjencia rregullatore e vaksinave në Gjermani ka rekomanduar kufizimin e vaksinës së AstraZeneca për persona mbi moshën 60 vjeç duke i bërë referencë rasteve të rralla të mpiksjes së gjakut.
Dyshimet mbi sigurinë e vaksinës suedezo-britanike, ashtu si edhe asaj amerikane Johnson & Johnson, kanë cenuar besimin publik përballë këtyre dy vaksinave të cilat kanë edhe një çmim më të lirë ndërsa autoritetet kishin planifikuar që t’i përdornin në fushatat e imunizimit masiv.
Ministri i Financave Olaf Scholz u vaksinua gjithashtu me AstraZeneca.
“Gjithmonë kam thënë së do të vaksinohem kur të më vijë radha”, iu tha ministri gazetarëve pasi u vaksinua. “Sot është dita”.
Ndërsa Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, mori të enjten dozën e prodhuar nga BioNTech dhe Pfizer.
Lexoni gjithashtu
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta