Kancelarja Angela Merkel: Vaksinimin nuk do ta bëjmë me detyrim
Sikurse në vende të tjera, ritmet e vaksinimit në Gjermani kanë nisur të ngadalësohen, duke e bërë më të vështirë për autoritetet frenimin e infektimeve me variantin Delta.
Rreth 43 për qind e popullsisë ështtë tërësisht e vaksinuar dhe kancelarja Merkel i ka bërë thirrje pjesës së mbetur që ta ndërmarrë këtë hap.
Por ajo tha se qeveria nuk ka ndërmend ta bëjë të detyrueshme vaksinën për punonjësit e shëndetësisë.
“Ne nuk do të ndjekim shembullin e propozuar nga Franca. Ne jemi në fillim të një faze ku ende po promovojmë vaksinimin, ku kemi më shumë vaksina sesa njerëz që duan të vaksinohen”, tha Merkel.
Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi vaksinimin e detyrueshëm për stafin mjekësor. Qeveria e tij ka sqaruar se do të përpiqet të jetë më fleksibël në aplikimin e kufizimeve të reja mbi vaksinimin.
“Numri i adoleshentëve që kanë marrë një vaksinim të plotë aktualisht është i ulët dhe natyrisht është e pamundur t’u imponojmë atyre dhe familjarëve të tyre një verë të vështirë, me anë të lejes së kalimit. Për këtë arsye ministri i Shëndetësisë ka diskutuar çështjen me ekspertë të shkencës dhe shëndetit, në mënyrë që të mund të komunikojmë rregulla më fleksibël për t’iu përgjigju situatës”, tha Gabriel Attal, zëdhënës i qeverisë franceze.
Ndërkohë, në Evropë vende të ndryshme po përpiqen të përshpejtojnë programet e vaksinimit teksa varianti i ri po përhapet. Në Spanjë, të rinjtë janë vënë në radhë gjatë natës për të marrë dozën në spitale.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta