Kancelarja Merkel: Kufizimet sociale kanë thyer rritjen eksponenciale të rasteve
Mbyllja e pjesshme në Gjermani ia ka dalë të thyejë rritjen eksponenciale të infeksioneve të reja, megjithatë shifrat duhet të vazhdojnë të bien, kjo ka qenë deklarata e kancelares gjermane Angela Merkel të hënën.
“Kufizimet aktuale nuk e kanë përmbysur ende trendin por kemi thyer dinamikën e infeksioneve të reja”, tha ajo para gazetarëve. “Kufizimi i kontakteve është formula e suksesit ndaj duhet ta bëjmë më shumë këtë gjë”.
Shtyhet vendimi për masa më të forta në shkolla
Qeveria federale tha se ka vendosur të shtyjë vendimin për të marrë masa më të ashpra në shkolla, duke përfshirë reduktimin e nxënësve të pranishëm dhe mbajtjen e detyrueshme të maskës.
Por, qeveria federale tashmë po pres propozimet e 16 landeve gjermane për të reduktuar rastet nëpër shkolla.
Gjermania vendosi më herët gjatë muajit një “lockdown” të lehtë për të përballuar valën e dytë që ka përfshirë Europën. Baren dhe restorantet janë mbyllur, por shkollat dhe dyqanet vazhdojnë të jenë të hapura.
Nën masat e reja, qytetarëve i është kërkuar të shmangin festat private dhe grumbullimet në publik me persona që nuk janë të së njëjtës familje.
“Shifrat po stabilizohen por me shumë ngadalësi”, është shprehur Merkel gjatë një mbledhje me anëtarët e partisë së saj.
Lexoni gjithashtu
- Në Gjermani 300,000 fëmijë të izoluar prej COVID-19 në shkolla
- Europa implementon masat, lehtësimi i kufizimeve nga COVID-19 as pas ndërrimit të viteve
- Vala e rrezikshme e COVID, Greqia mbyll shkolla, Italia e Gjermania gati masat e reja kufizuese
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta