Kandidati i CDU-së për kancelar palos gabim fletën e votimit

26 Shtator 2021 | 16:29

Kandidati i CDU-së Armin Laschet i mbyll këto zgjedhje me një tjetër gafë çka shumë kritikë menjëherë e cilësuan një autogol të politikanit.

Laschet ka palosur në mënyrë të gabuar fletën e votimit ku duket qartë që 60-vjeçari ka votuar për CDU.

Laschet, i cili shkoi për të votuar së bashku me gruan e tij, bëri një foto për mediat ndërsa votonte siç është traditë për kandidatët . Shenjat ‘x’ në fletën e tij të votimit ishin të dukshme dhe sipas mediave vota e tij rrezikon të anulohet.

Më herët 60-vjeçari u kryqëzua për një tjetër gafë,  pasi u filmua duke qeshur gjatë një vizite në një nga  qytetet e goditura nga përmbytjet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026