Kaos dhe dhunë në Kongresin amerikan, 4 persona humbën jetën pas përplasjes me policinë
Qindra mbështetës të Presidentit Donald Trump sulmuan një ditë më parë Capitol Hill në Uashington në përpjekje për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhje, duke pushtuar simbolin e demokracisë amerikane dhe duke detyruar Kongresin të pezullojë seancën për të certifikuar fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.
Përmes përplasjeve Trupat e Gardës Kombëtare ishin në aksion për të ruajtur paqen, ndërsa protestuesit refuzuan t’i binden policisë, dhuna shkaktoi 4 viktima, mes tyre një grua.
Skena aspak të zakonta u panë në Uashington, turma e cila vraponte për të mësyrë në sallën e Kongresit, njerëz që ngjiteshin në mure në përpjekje për të ndalur ligjvënësit të vijon procesin e certifikimit të fitores së Joe Biden
Presidenti Trump është akuzuar se ka nxitur protestuesit duke pretenduar vazhdimisht për manipulim zgjedhjesh.
Teksa turma përpiqej të futej në Kongres, ligjvënësit u panë të mbroheshin poshtë tavolinave, policia nuk mundi të ndalonte protestuesit të cilët arritën të sulmonin ndërtesën. Dhjetëra prej tyre bastisën zyrat dhe korridoret e në prej vendeve më të pushtetshme politike në SHBA
I trishtuar, Joe Biden i cili është vetëm dy javë larg përurimit, tha se demokracia amerikane ishte “nën sulm të paprecedentë “
“Fjalët e një presidenti kanë rëndësi. Pavarësisht se sa i mirë apo i keq është ai president. Në rastin më të mirë, fjalët e një presidenti mund të frymëzojnë. Në rastin më të keq ato mund të nxisin”, Joe Biden, Presidenti i zgjedhur i SHBA.
Biden e nxiti Trump të dënojë dhunën e shkaktuar. Presidenti rezistoi duke ndikuar që shumë prej protestuesve të zmbrapseshin.
“Unë e di dhimbjen tuaj. Unë e di që jeni lënduar. Kishim zgjedhje që na u vodhën. Ishin zgjedhje të forta, dhe të gjithë e dinë, veçanërisht pala tjetër. Por ju duhet të shkoni në shtëpi tani. Duhet të ketë paqe”, iu drejtua Donald Trump protestuesve.
Mes të shtënave të armëve një pjesë mbështetës e Trump e dëgjuan thirrjen dhe u larguan, ndërsa shumë të tjerë qëndruan në Capitol Hill.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta