“Kaos informativ”: Propozime për të vënë rregulla në mediat sociale

13 Nëntor 2020 | 19:55

Nga zgjedhjet presidenciale në SHBA të vitit 2016 tek teoritë konspirative për COVID-19, “armatosja” e mediave sociale po shfaqet si një kërcënim i demokracisë në botë gjatë viteve të fundit.

Kompani si Facebook dhe Twitter kanë qenë në qendër të vëmendjes, teksa qeveritë dhe organizata të ndryshme pro demokracisë u kanë ushtruar presion që të ndalojnë veprimet tinëzare në platformat e tyre.  

Tashmë, një koalicion ndërkombëtar i fokusuar në rregullimin e këtyre problemeve i ka bërë thirrje shteteve që të vendosin rregulla ndaj kompanive të mediave sociale, përmes sanksioneve të ndryshme si për shembull duke mbajtur drejtorët ekzekutiv përgjegjës.

Forumi mbi Informacionin dhe Demokracinë, i përbërë nga grupe të ndryshme nga e gjithë bota, përfshi këtu dhe Reporterët Pa Kufij dhe Qendrën e të Drejtave të Njeriut, ka përpiluar 250 rekomandime për t’i bërë ballë këtij problemi.

Ata përqendrohen në mënyrë specifike tek “infodemitë”, të cilën e përshkruajnë si një mbingarkesë informacioni, i saktë apo i rremë, që e bën të vështirë për përdoruesit të gjejnë burime të sakta e të besueshme atëherë kur vërtetë është nevoja.

“Një zgjidhje e strukturuar për t’i dhënë fund kaosit informativ i cili paraqet një rrezik themelor ndaj demokracive në botë”, tha Christophe Deloire, kreu i Forumit mbi Informacionin dhe Demokracinë.

Nga 250 rekomandimet, organizata nënvizoi 12 pika kyçe.  

Kushte për transparencë

Këtu hyjnë të gjitha funksionet publike themelore: moderimi dhe renditja e përmbajtjes si dhe modelimi në mënyrat sesi ndërtohet ndikimet sociale.

Entet rregullatorë që kanë për detyrë të zbatojnë kushtet e transparencës duhet të kenë mbikëqyrje të fortë demokratike dhe procese auditimi.

Ndër sanksionet e përmendura janë gjoba të majme, përgjegjësia personale e drejtorëve, etj.

Moderimi i përmbajtjes

Platformat duhet të ndjekin një sërë parimesh mbi të drejtat e njeriut për moderimin e përmbajtjes së tyre, të bazuar në ligjet ndërkombëtare.

Qasje e re ndaj mënyrës sesi ngrihet platformat

Krijimi i një agjencie për Zbatimin e Standardeve Digjitale.

Konflikti i interesit i platformave duhet të jetë e ndaluar, në mënyrë që të shmanget që hapësira e informacionit dhe komunikacionet të sundohet apo të ndikohet nga interesa tregtare, politike apo arsye të tjera.

Përkufizimi i një kornize rregullatore për promovimin e materialeve gazetareske që janë në interesin publik, bazuar në standarde vetë rregullatorë si “Iniciativa e Mirëbesimit të Gazetarisë”; për të ngadalësuar përhapjen e materiale të dëmshme në botën virtuale.

Masa mbrojtëse për shërbimet e mesazheve private

Masa që kufizojnë shpërndarjen masive në botën virtuale të përmbajtjeve dezinformuese përmes kufizimit të disa funksioneve: opsione të shtuara për të pranuar mesazhe në grupe dhe masa për të luftuar mesazhet e dërguara nga sisteme automatike.

Këto platforma duhet të informojnë më mirë përdoruesit e tyre për prejardhjen e mesazheve që marrin, veçanërisht mesazhe që u janë bërë forward.

Mekanizma që sinjalizojnë përmbajtjet e jashtëligjshme nga përdoruesit si dhe dhënia e mundësisë për të apeluar nga përdorues që janë përjashtuar nga platforma.

“Mediat sociale, më parë ata që e mundësonin diçka, sot të kthyer në shkatërrues, duke krijuar përçarje – me mendësinë “ne kundër tyre” kur ndërtojnë platformat e tyre. Nuk është rastësi që udhëheqës përçarës dalin më mirë në mediat sociale”.

“Facebook është sot shpërndarësi më i madh i lajmeve në botë. Përveçse ka diçka: gënjeshtra të veshura më zemërim dhe urrejtje përhapen më shpejt e shkojnë më larg sesa faktet e mërzitshme”, tha Maria Ressa, kryetare e bordit drejtues të grupit të punës.   

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026