Katalonja rrezikon thatësirë totale/ 3 diga janë në statusin e emergjencës

3 Shkurt 2024 | 21:57

Katalonja po i afrohet një emergjence thatësire. Në Barcelonë, presioni i ujit tashmë është zvogëluar për të shmangur shkurtimet e furnizimit, dhe burimet e ujit të qytetit kanë mbetur bosh.

“Në Kataloni, ne kemi tashmë tre zona ujore në statusin e emergjencës që prej gushtit dhe shtatorit, por në këto momente ne po hyjmë në zonën me popullsinë më të lartë në rajon”- Anna Barnadas, Sekretare e Veprimit të Klimës, Qeveria e Katalonjës

Uji për konsum shtëpiak në Barcelonë është i garantuar. Megjithatë, përdorimi i tij do të kufizohet në 200 litra në ditë për banor në fazën e parë të emergjencës. Nëse asgjë nuk ndryshon, deri në qershor, uji në dispozicion mund të mos jetë i mjaftueshëm për të plotësuar kërkesat e konsumatoreve.

“Me përpjekjet që bëhen nga njerëzit në të gjithë sektorët dhe popullsinë individuale, ne kemi arritur të vonojmë pak statusin e emergjencës, dhe shpresojmë që të gjithë do të jenë të përgjegjshëm për vendin gjatë kësaj vështirësie”- Sekretare e Veprimit të Klimës, Qeveria e Katalonjës.

“Do të duhej të binte shi vazhdimisht për nëntëdhjetë ditë këtë pranverë për t’i dhënë fund situatës së thatësirës në Kataloni. Parashikohet një verë me kufizime. Në Barcelonë, ardhja e tre milion turistëve e ka kthyer situatën veçanërisht sfiduese”- Jaime Velázquez, Euronews.

Porti i Barcelonës po përgatit objektet e tij për të akomoduar anijet e cisternave për të furnizuar qytetin, por anijet e tjera janë një shqetësim, Kroçerat të cilat zbarkojnë mijëra turistë në qytet çdo ditë… Sipas vlerësimeve një pasagjer në anijet e lundrimit konsumon nga 200 deri në 400 litra ujë në ditë.

Por thatësira prek të gjithë pellgun e Mesdheut. Edhe në Andaluzia gjithashtu parashikohet një verë me kufizime të medha. Falë impianteve të shkripëzimit dhe objekteve të rigjenerimit të ujit, Katalonja ka arritur të ‘krijojë’ ujë për të mbuluar 60% të nevojave të zonës metropolitane. Vetëm një kulturë e re për përdorimin e ujit mund të garantojë furnizimin e ardhshëm. Sepse uji nuk bie nga qielli. Nga Bracelona, Jaime Velazquez, Euronews.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026