English

Katari dhe Arabia Saudite i japin zyrtarisht fund mosmarrëveshjes 3-vjeçare  

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Liderët e Gadishullit Arabik, njohur gjithashtu edhe si Gjiri Persik, kanë firmosur një deklaratë gjatë së martës në Arabinë Saudite e cila shënon një faqe të re për marrëdhëniet midis këtyre shteteve pas vendimit të mbretërisë që t’i japë fund embargos tri-vjeçare ndaj Katarit.

- Advertisement -

Vendimi i sauditëve për të hapur kufijtë dhe rrugët ajrore me Katarin ishte hapi i parë vendimtar që i dha fund krizës diplomatike të nisur në vitin 2017, kohë kur administrata e Trump po ushtronte presion ndaj Iranit.

Lëvizja e Katarit u njoftua të hënën në mbrëmje, vetëm disa orë përpara takimit të udhëheqësve të vendeve të Gjirit në Al-Ula.

Mbetet e paqartë se cilat kanë qenë “lëshimet domethënëse” që ka bërë Katari përpara samitit.

Arritja e fundit diplomatike vjen në kuadër të përpjekjeve të fundit nga administrata në ikje amerikane për të ndërmjetësuar konfliktin.

Gjithashtu, Arabia Saudite kërkon të unifikojë liderët arabë përpara ardhjes në detyrë të presidentit të ri Joe Biden, i cili pritet të jetë më i ashpër kundrejt mbretërisë si dhe t’i rikthehet bisedimeve me Iranin.

Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, i cili mirëpriti Emirin e Katarit tha se rajoni ka nevojë të jetë i bashkuar dhe të përballet me sfidat që i kanosen nga Irani dhe programet e tij bërthamore.

Ai tha se deklarata e firmosur nga udhëheqësit e vendeve të Gjirit dhe Egjipti “thekson solidaritetin dhe qëndrueshmërinë si dhe forcon vazhdimësinë e miqësisë dhe vëllazërisë midis këtyre shteteve”.

Katër shtetet që bojkotuan Katarin – Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Bahrejni – shpresuan se embargoja dhe vëmendje mediatike do të ushtronin presion që vendi të largohej nga marrëdhëniet e ngushta me Turqinë dhe Iranin.

Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara e shohin mbështetjen e grupeve islamike nga Katari dhe Turqia si “kërcënim të sigurisë kombëtare”, ndërsa Arabia Saudite dhe Bahrejni janë kryesisht të shqetësuar për lidhjet e Katarit me Iranin.   

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?