Katër ditë punë në javë, Spanja teston praktikën e cila shpresohet se do të sjellë përfitime

9 Prill 2021 | 12:52

Spanja është duke testuar në nivel kombëtar praktikën katër ditë punë në javë.

Alba është kamariere në këtë restorant në Madrid e kështu ka mundësi të studiojë.

“Kjo të lejon të kesh më shumë kohë të lirë. Ke tre ditë pushim e jo dy”, u shpreh Alba Herrero.

Pronarët e restorantit “La Francachela”, pas izolimit të parë nga COVID-19, kur u duhej të punonin ndërsa kujdeseshin edhe për fëmijët e tyre vendosën të miratojnë një metodë  të re, 32 orë punë në javë. Kjo praktikë i bëri ata të kuptojnë rëndësinë e ekuilibrit punë-jetë.

“Jeta private dhe familja janë gjithashtu pjesë e ekonomisë. Duhet të kujdesesh edhe për to  dhe duhet të jenë parësore”, tha Maria Alvarez,  pronare e ‘La Francachela’.

Duke riorganizuar oraret dhe aplikuar përmirësime të thjeshta të teknologjisë, si marrja e porosive përmes WhatsApp, Alba tani e bën punën e saj në më pak orë dhe paga e saj nuk është ulur.

“Tani jemi një kompani shumë më efikase falë synimit tonë të imponuar për të miratuar një javë pune katër-ditore. Kjo na ka detyruar të rimendojmë në mënyrë që të përmbushim qëllimin tonë”, u shpreh më tej pronarja.

Spanja do të pilotojë në nivel kombëtar, realizueshmërinë e  katër-ditë punë në javë.

Mas País, partia që mori këtë iniciativë beson se turnet më të shkurtra mund të bëhen paradigma në një botë post-pandemike. Kompanitë do të duhet të jenë më produktive, por punëtorët po kërkojnë jetë më kuptimplote jashtë punës.

“Askush nuk është një njeri i lirë, nëse nuk kanë kohë. Dhe ne jetojmë një jetë kur nuk ka kohë për asgjë. Kemi një jetë plot stres duke shkuar nga shtëpia në punë e nga puna në shtëpi, e gjatë fundjavës bëjmë vetëm pazare. Në nisje të javës të hënën jemi shumë të lodhur. Kjo nuk është jetë”, u shpreh Iñigo Errejón,  anëtar në parlament i partisë Mas Pias.

Katër ditë punë në javë sjell përfitime edhe për mjedisin pasi do të reduktojë udhëtimet javore për punonjësit.

Më shumë se gjysma e punonjësve spanjollë punojnë rreth 40 orë në javë. Disa thonë se qeveria duhet të sigurojë më sëpari që askush të mos punojë më shumë se 8 orë në ditë, pesë herë në javë, para së të kalojë në turne më të reduktuara

Pandemia ka zhvendosur punën nga zyra në shtëpi, duke lejuar më shumë fleksibilitet në orarin ditor të njerëzve. Por ekspertët paralajmërojnë se puna në distancë mund të çojë gjithashtu në ndërrime më të gjata.

Lexoni gjithashtu:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026