Pika ku bashkohen katër partitë të reja në zgjedhjet e 25 prillit
Në garë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë tre parti të krijuara rishtazi dhe Bindja Demokratike e regjistruar në 2019, por që garon për herë të parë. Ajo që i bashkon këto forca është fakti se janë të dala nga Partia Demokratike.
5 muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, vendi do të ketë të paktën edhe 3 parti të reja që do të marrin pjesë për herë të parë. Ato janë Nisma e Rudina Hajdarit, Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit dhe Lëvizja Demokratike për Ndryshim e Myslym Murrizit. Gjithashtu për herë të parë në zgjedhje parlamentare do të garojë Bindja Demokratike e Astrit Patozit.
Të 4 këto parti kanë dalë nga Partia Demokratike, kryetari i së cilës nuk i ka cilësuar si rrezik për rezultatin final. Në secilën prej tyre, vihet re një retorikë kundër lidershipit të selisë blu, gjithashtu edhe kundër kryeministrit.
Megjithatë këto formacione politike nuk e kanë mohuar bashkëpunimin me partinë demokratike sipas kushteve të tyre, njëri prej të cilit është edhe largimi i Lulzim Bashës si kryetar. Në kampin e majtë, situata duket më e qetë, nuk ka parti fraksionare, përveç partisë Social-Demokrate, e cila pritet të dalë në zgjedhje e vetme ashtu si në vitin 2017.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 16:30 Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje
- 16:21 Rrëzohet një helikopter në Arabinë Saudite, humbin jetën 14 persona
- 16:19 Temperaturat deri në 35°C mbushin plazhet e Vlorës, mijëra pushues në bregdet
- 16:13 Tërmet në Portugalinë jugore, sa ishte magnituda
- 16:07 Arrestimi i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe: Dëshmi e represionit të regjimit në Prishtinë
- 16:02 Tërmeti në Venezuelë, UNICEF: 680,000 fëmijë kanë nevojë për ndihmë humanitare