KE: Keqardhje për mungesën e kompromisit, përqendrohuni tek zbatimi i reformës së 5 qershorit
5 Tetor 2020 |
18:35
Komisioni Evropian ka reaguar ndaj votimit të sotëm në kuvend, duke shprehur keqardhje për mungesën e kompromisit para votimit të amendemanteve në Kuvend, dhe duke theksuar nevojën e përmirësimit të dialogut politik në vend.
E pyetur nga Euronews Albania, zëdhënësja e Komisionit Ana Pisonero, përgjëgjëse për politikën e zgjerimit dhe fqinjësisë në BE, u përgjigj nëpërmjet deklaratës së mëposhtme në lidhje me qëndrimin e Komisionit.
“Kemi vërejtur miratimin nga Parlamenti të amendamenteve shtesë në ligjin zgjedhor. Ne kujtojmë që këto nuk janë të lidhura me zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it mbi reformën zgjedhore sipas referimit në konkluzionet e Këshillit të Marsit.
Na vjen keq qe nuk mundi të arrihej një kompromis në Këshillin Politik para votimit të këtyre amendamenteve në Kuvend. Pavarësisht rezultatit pozitiv të marrëveshjes së 5 qershorit 2020 mbi rekomandimet e OSBE-ODIHR-it, dialogu politik në vend ka nevojë të përmirësohet.
Ne inkurajojmë të gjithë aktorët të ruajnë fokusin tek zbatimi i reformave të nevojshme për përparimin e vendit drejt integrimit evropian, përfshirë reformën e parashikuar në marrëveshjen e 5 qershorit. Ajo do të sjellë integritet dhe standarte transparence më të larta në procesin zgjedhor, i cili është thelbësor për të ardhmen politike të vendit”, përfundon qëndrimi i KE-së.
Të martën pritet dhe publikimi i raportit vjetor vlerësues për Shqipërinë dhe paraqitja e tij do të bëhet fillimisht në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, pasdite, nga Komisioneri Varhelhyi.
Lajme të Sugjeruara
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta