Këngëtari amerikan njofton futjen në garën për President

5 Korrik 2020 | 07:21

Reperi amerikan Kanye West, një mbështetës i njohur i Presidentit të SHBA Donald Trump, bën me dije se do të kandidojë për president në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të cilat zhvillohen në nëntor të këtij viti.

Ai do të përballet me kreun e Shtëpisë së Bardhë, republikanin Donald Trump dhe demokratin ish-zv. presidentin Joe Biden.

“Ne tani duhet të realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë. Unë po kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara,” shkroi reperi në një postim në Twitter, duke shtuar një emoji të flamurit amerikan dhe hashtagun “# 2020VISION”.

Nuk është ende e qartë për seriozitetn e këtij postimi të Kanye West pasi na ndajnë vetëm katër muaj nga zgjedhjet presidenciale ose nëse ai kishte paraqitur ndonjë dokument zyrtar për t’u përfaqësuar në fletët e votimit për zgjedhjet shtetërore.

Afati i fundit për të shtuar kandidatët e pavarur në fletëvotim nuk është përmbyllur ende në shumë shtete. West dhe gruaja e tij Kim Kardashian West kanë vizituar Trump në Shtëpinë e Bardhë. Elon Musk, shefi ekzekutiv i prodhuesit të makinave elektrike Tesla miratoi postimin në Twitter të West-it duke shkruar: “Ju keni mbështetjen time të plotë!”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026