Keqpërdori 350 milionë €, në hetim kardinali i Vatikanit
Kardinali Angelo Becciu, 73 vjeç, është kleriku më i vjetër në kohët moderne që përballet me gjyqin i akuzuar për krime financiare. Ai akuzohet se ka shpenzuar 350 milionë € në një marrëveshje për blerjen e një prone në Chelsea ku pësoi humbje të mëdha.
Kardinali Becciu, i cili i mohon akuzat, u shkarkua nga Papa në Shtator, pasi u shfaqën raporte ku dëshmohej për dëme financiare. Kardinali ishte më parë i ngarkuar me donacionet që i përkisnin fondeve të Vatikanit.
Një hetim 2-vjeçar zbuloi se si Vatikani humbi miliona euro, përfshirë donacionet nga besimtaret
Nëntë të pandehur të tjerë akuzohen gjithashtu për krime duke përfshirë zhvatje, përvetësim, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Gjykimi historik nis në Vatikan dhe zyrtarët shpresojnë se do të jetë një pikë kthese që do të tregojë se askush nuk është mbi ligjin.
Në Prill Papa vendosi që kardinalët dhe peshkopët e akuzuar për krime të mund të gjykohen nga gjykatës ligjorë – jo nga kardinalët.
Shefi i ri i financave të Vatikanit, Juan Antonio Guerrero, shprehet se tregohet më transparent për punët e tij. Javën e kaluar, Vatikani publikoi detaje të pasurive duke përfshirë më shumë se 4,000 prona në Itali dhe 1,120 në qytete të tjera evropiane.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta