Kërkohet rikthimi i tifozëve, Duka: Stadiumi i plotëson kushtet për të respektuar protokollin

11 Mars 2021 | 10:57

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë një kërkesë zyrtare pranë ministrisë së Shëndetësisë për të hapur stadiumin “Air Albania” në kapacitetin 30% për ndeshjen me Anglinë.

Presidenti i Federatës, Armand Duka, ka veçuar se impianti i kryeqytetit krijon mundësinë për zbatimin e një protokolli strikt, në mënyrë që tifozët të rikthehen pas më shumë se një viti në shkallët e stadiumit.

“Stadiumi ‘Air Albania’ i plotëson të gjitha kushtet për të respektuar protokollin dhe për të mos pasur rrezik apo ekspozim ndaj pandemisë. Kjo tani i mbetet qeverisë, Komitetit Teknik apo Kryeministrit që të na e miratojë apo jo. Uroj shumë që ta miratojnë këtë kërkesë. Kemi shumë nevojë që të kthehemi në jetën normale, kemi nevojë sportivisht të kemi spektatorët, por realisht një ndeshje kundër Anglisë, nuk ndodh shumë shpesh për Shqipërinë. Kështu që të mundohemi maksimalisht që ta shfrytëzojmë këtë rast për t’i kënaqur spektatorët tanë me aq sa mundemi dhe t’i bëjmë ata që të kthehen në jetën normale,” – tha Duka.

Këtë të enjte presidenti i Federatës Italiane Gabriele Gravina, Presidenti i Federatës së Kosovës, Agim Ademi dhe Presidenti i Federatës së Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini vizituan së bashku me presidentin Duka Bubqin, ku po ndërtohen dy shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 me fondet e federatave dhe të dashamirësve të futbollit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026