Këshilltari i PD për Shëndetësinë thotë se duhet strategji e qartë për vaksinimin

26 Korrik 2021 | 22:04

Gazment Koduzi, kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike thotë se qeveria nuk ka një strategji të qartë për vaksinimin kundër COVID-19. Sipas tij gati gjysma e vaksinimeve janë kryer me doza kineze që tha se ofrojnë një mbrojte prej 52%.

“Jemi ende larg vaksinimit masiv. Duhej të merreshin vaksina vetëm të rekomanduar nga BE dhe SHBA. Qeveria nuk ka pasur një strategjik të qartë. Duhen dhe 5 muaj për vaksinimin e plotë nëse ka planifikim dhe furnizim konstant”, tha ai.

Gjatë emisionit “Raw Politics”, z. Koduzi tha se ka paqartësi lidhur dhe me masat kufizuese që janë ende në fuqi.

‘Pas orës 12 të natës bie dendësia ndërkohë që janë hequr që gjitha masat për gjithë ditën kur dendësia është më e madhe. Duhen masa të bazuara në shkencë dhe të krijojnë besim tek qytetarët”, tha ai.

Rolin e Komitetit Teknik të Ekspertëve e cilësoi si politik dhe këtë tha se e konfirmon dhe largimi i mjekut të njohur Dritan Kalo por edhe rastin e zgjatjes së orës për lejimin e muzikës pas protestave në  Vlorë.

“Merr vendim politike dhe jo bazuar në evidenca. Doktor Kalo është shembulli që dëshmon se Komiteti i Ekspertëve është politik. Strategjia që ka vendosur komitet që në përballje me pandeminë duke përqendruar të gjithë pacientët në një spital ishte e gabuar. Pandemia përballohet nga i gjithë sistemi shëndetësor. Mënjanimi i elementëve të sistemit shëndetësor çoi në kolaps”, shtoi ai.

Gjithashtu z. Koduzi tha se qeveria ka bërë vetëm një rimbursim të pjesshëm duke theksuar se “për 3-mujorin e parë të 2021 janë rimbursuar rreth 19 milionë e 758 mijë lekë për 4 498 persona ose 4 mijë 300 lekë për person” që sipas tij mjaftojnë vetëm për të blerë vitamina.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy kundërshtarë i kanë vënë vijën e kuqe pushtetit të Ramës, thotë anëtari i Grupimit për PD

Pjesëtari i Grupimit për PD, Edvin Kulluri tha në ‘Raw Politics’, se kryeministri Edi Rama, edhe pse në mandatin e tretë qeverisës, nuk mund të...
21:36 | 29/07/2021

Brataj tregon nëse mund të përzgjidhet lloji i vaksinës: Nuk duhet paragjykuar kinezja

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha në Euronews Albania se është i gabuar paragjykimi ndaj vaksinës kineze, me të cilën po injektohen masivisht shqiptarët....
21:44 | 26/07/2021

Milo: Komunistët prishën Marrëveshjen e Mukjes nga presioni i jugosllavëve për Shqipërinë Etnike

Historianët Paskal Milo dhe Nevila Nikaj e shohin të domosdoshme rishikimin e historisë për shkak se në disa çështje janë mbajtur qëndrime të njëanshme. Z....
22:16 | 22/07/2021