Këshilltarja shpirtërore e Oprah Winfrey, kush është shkrimtarja që sfidon Joe Biden

Kandidatja
5 Mars 2023 | 16:31

Shkrimtarja Marianne Williamson njoftoi zyrtarisht kandidimin për Presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u bërë demokratja e parë që sfidon zyrtarisht Presidentin Joe Biden për zgjedhjet e vitit 2024.

“Nga sot, unë jam kandidate për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara”, tha ajo në çeljen e fushatës .

E lindur në Teksas, por me banim në Beverly Hills, Kaliforni, Williamson është autore e më shumë se 10 librave

70-vjeçarja, këshilltarja shpirtërore e dikurshme e Oprah Winfrey, duket se do të bëjë opozitë simbolike – një tregues kjo se sa të bashkuar janë demokratët rreth Joe Biden.

Fushata e Williamson përfshin slogane si: “Një fillim i ri” dhe “Trazojeni sistemin”.

Ajo planifikon të bëjë fushatë në shtetet ku votohet më herët në kalendarin zgjedhor për vitin 2024, përfshirë Nju Hempshërin, duke sfiduar një plan të mbështetur nga presidenti Biden dhe Komiteti Kombëtar Demokratik që gara për nominimet të fillojë në Karolinën e Jugut.

Joe Biden, 80 vjeç, është presidenti më i vjetër në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ai pritet të njoftojë në javët e ardhshme se do të kandidojë sërish dhe do të ishte 86 vjeç në fund të një mandati të dytë.

Në kampin e republikanëve krahas Donald Trump, kandidaturën e ka shpallur edhe ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut e ish-ambasadorja në OKB Nikki Haley. Edhe Guvernatori i Floridës Ron DeSantis është drejt fushatës presidenciale e pritet të jetë një kandidat i fortë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026