Kësti i kredive rritet, BSH s’përjashton rritjen e normës bazë të interesit

4 Nëntor 2022 | 15:57

Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja e normave të interesit është reflektuar te rritja e këstit të kredive për qytetarët dhe bizneset, por thotë se rritja deri më tani nuk reflektohet në përkeqësim të performancës së tyre.

Guvernatori Gent Sejko foli në Komisionin e Ekonomisë në Kuvend për politikat monetare të bankës. Ai tha se norma bazë e interesave prej 2.75 për qind konsiderohet si normalizuese, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që shifra të rritet në 4, apo 5 për qind, që konsiderohet si politika shtrënguese monetare.

“Mund të shkojmë te niveli 4-5 për qind, nëse inflacioni do të vazhdojë të rritet”, u shpreh Sejko.

Efektet e politikës monetare të Bankës Qendrore ndjehen në gjysmën e tregut financiar, që operon me lekë. Pjesa tjetër që është në monedhë të huaj, kryesisht në euro është jashtë kontrollit të bankës.

Sasia e madhe e eurove në vend, sipas Guvernatorit Gent Sejko është nxitur nga tre faktorë.

‘Investimet e huaja direkte në ekonomi, remitancat mbi 1 mld euro në vit, janë në nivele të larta dhe të ardhurat nga turizmi në nivele të larta. Tre kanalet që kanë future fluks eurosh në Shqipëri’, u shpreh ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026