Këto 6 shtete evropiane kanë çuar qeveritë e tyre në gjyq për klimën

17 Qershor 2021 | 16:20

Në një kohë kur politikat për klimën po bëhen gjithnjë e më prezente në agjendat qeveritare përfshi traktate ndërkombëtare si Marrëveshja e Parisit, legjislacionet për mbrojtjen e mjedisit nuk janë të pakta. Ama, a janë të mjaftueshme?

Mund të jetë e vështirë që zërat e njerëzve të zakonshëm të dëgjohen nga qeveritë apo korporatat – edhe pse janë pikërisht ata që i vuajnë në mënyrë të drejtpërdrejtë pasojat e ndryshimeve klimaterike. Ndaj, ka raste kur këto politika nuk janë të përshtatshme dhe qytetarët hidhen në sulm.

Një vend ku zërat e tyre mund të dëgjohen janë gjykatat. Në Evropë, grupe të shumta po i hedhin qeveritë e tyre dhe korporatat në gjyq, në mënyrë që të sigurohen se ata do të punojnë në mënyrë aktive për të arritur dhe zbatuar objektivat kundër ndryshimeve klimaterike.

Qytetarët e quajnë përgjegjësinë për të mbrojtur ambientin dhe ndaluar veprimet që kontribuojnë në dëmtimin e tij, si një të drejtë themelore të njeriut që duhet respektuar si nga qeveritë dhe nga bizneset, shumë prej të cilave kanë prioritet vetëm fitimin në një treg të ashpër kapitalist dhe nuk i japin rëndësi aspak ndikimit që aktivitetet e tyre mund të kenë në ambient dhe në të ardhmen e planetit.

1 – Norvegjia

Më herët këtë javë u lajmërua se aktivistët e klimës në Norvegji do ta padisnin qeverinë e tyre në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut për shkak të kërkimeve të tyre për naftë dhe gaz në arktik.

Çështja, e ngritur nga 6 individë nën moshën 20 vjeç dhe e mbështetur nga organizata Greenpeace and Young Friends of the Earth, argumenton se gërmimet për këto hidrokarbure bëhen shkak për t’i privuar të rinjtë nga e ardhmja e tyre.

2 – Holanda

Komapnisë Shell iu dha një urdhër këtë vit për të ulur emetimet e karbonit me të paktën 45 %, pas një vendimi kundër tyre në Gjykatën e Hagës.

Çështja që u ngrit kundër tyre ishte nga shoqata Friends of the Earth Netherlands, të cilët kontribuuan që kompanisë ti kërkohet ta bëj këtë ndryshim deri në vitin 2030. Gjëja e veçantë e kësaj çështje është që në vend të kompensimit, kësaj kompanie i është kërkuar një ndryshim në politikat e saj.

Pas fitimit të gjyqit, aktivistët ishin shpirtërisht të prekur për këtë fitore historike kundër ndotësve më të mëdhenj në Holandë, sidoqoftë urdhri kundër tyre do të funksionojë vetëm për degët e kësaj kompanie që gjenden brenda territorit holandez.

3 – Portugalia

Kjo çështje e drejtuar nga paditës nga mosha 8 deri në 21 vjeç, është çuar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut si pasojë e karakterit të saj urgjent.

Në një sfidë kundër 33 qeverive – të gjitha shteteve të BE-së përfshi Turqinë, Ukrainën, Zvicrën, Mbretërinë e Bashkuar, Rusinë dhe Norvegjisë – këta të rinj ngrenë pretendimin se ata janë viktima të diskriminimit bazuar në faktin se ata do të jenë të destinuar të vuajnë pasojat e ndryshimeve klimaterike për një kohë më të gjatë se kundërshtarët e tyre më të vjetër në moshë.

Portugalia është një ndër zonat e Evropës jugore që do të vuajë më së shumti nga thatësirat, zjarret dhe dëmtimet e bujqësisë si pasojë e ndryshimeve klimaterike.

4 – Mbretëria e Bashkuar

Aktivistët e klimës nisën një çështje kundër qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar këtë vit, duke thënë se shuma të mëdha parash publike po përdorën për t’i incentivizuar kompanitë që kontribuojnë në krizën klimaterike.

Tre aktivistë të mbështetur nga Extinction Rebellion, Greenpeace dhe UK Student Climate Network po kërkojnë një rishikim të legjislacionit mbi politikat e naftës dhe gazit në Mbretërinë e Bashkuar.

5 – Irlanda

Kjo çështje, e nisur nga organizata Friends of the Irish Environment, çojë qeverinë irlandeze në gjyq nën akuzën e politikave klimaterike të papërshtatshme.

Pas një vendimi unanim në favor të aktivistëve, shtatë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë vendosën që qeveria të “veprojë tani” në mënyrë që të mbrojë qytetarët nga ndryshimet klimaterike.

6 – Polonia

Qeveria polake pritet që së shpejti të shqyrtojë pesë padi të ngritura nga qytetarët kundër saj, në gjykatat rajonale, nën akuzat e qëndrimeve të tyre “regresive” në fushën e klimës.

Një nga paditësit është një biznesmen nga rajoni qendror i Polonisë i cili vuan nga thatësirat e shpeshta.

Rajoni ka nisur të vuaj gjithashtu edhe nga dështimi i të korrave dhe ndërprerje në udhëtime ndaj biznesmenja Monika Stasiak i frikësohet të ardhmes së rajonit dhe të djalit të saj.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026