Këto janë vullkanet më aktive dhe më mbresëlënëse në Evropë

16 Korrik 2021 | 21:00

Mbase habiteni nëse dëgjoni se Evropa është e mbuluar në vullkane. Nuk duhet të shqetësoheni ende, pasi shumica ose janë zhdukur ose janë të përgjumur. Vullkanet e përgjumura janë teknikisht aktive por nuk kanë shpërthyer për një kohë të gjatë.

Ata thjesht pritet të shpërthejnë sërish në çdo lloj kohe të mundshme në të ardhmen.

Shumica e vullkaneve në Evropë janë të përqendruara rreth e rrotull Mesdheut ose Islandës, përgjatë kufijve të pllakave tektonike. Një vullkan konsiderohet aktiv nëse ka shpërthyer gjatë 10,000 viteve të fundit por në krateret e tij mund të shihet shpesh llavë që gulçon nga brenda trupit masiv.

Këto janë 4 nga vullkanet aktive më mbresëlënëse në Evropë.

4 – Geldingadalir, Islandë

Islanda ka rreth 130 vullkane dhe në fakt, Geldingadalir është më i riu. Ai nisi të shpërthente vetëm rreth 3 muaj më parë – duke shënuar edhe aktivitetin e parë vullkanik në gadishullin Reykjanes që nga shekulli i 13-të.

Që atëherë, ai ka qenë i qëndrueshëm, përpara se t’ia niste të gufonte llavë drejt qiellit në fillim të muajit maj. Ekspertët besojnë se ky shpërthim është fillimi i një periudhe apo epoke të re për këtë rajon, që mund t’i kthej aktivitetet vullkanike në diçka shumë më të zakonshme.

3 – Stromboli, Itali

Pamje nga vullkani i Stamboli, Itali.

Stomboli, ose ‘Fari i Mesdheut’ është një nga vullkanet më aktive në të gjithë planetin tokë. Me shpërthime të vazhdueshme gjatë këtyre 2,000 viteve të fundit, ai ka pësuar një rritje në aktivitetin e tij që nga viti 1932. Një nga karakteristikat e tij më spektakolare është “Sciara del Fuoco’ apo Vërshimi i Zjarrit.

Në formën e një patkoi gjigand, shpërthimet e Stramboli-t u intensifikuan në mënyrë të konsiderueshme në nëntor të 2020-ës.

2 – Santorini, Greqi

Pamje nga Santorini, Greqi. © Jonathan Gallegos

Santorini, një ishull i jashtëzakonshëm në bregdetin grek, në fakt është një vullkan i përgjumur. Shpërthimi i tij i fundit ishte para disa shekujsh (rreth vitit 1600 para erës sonë), por shkencëtarët besojnë se kjo mund të ndryshojë shumë shpejt.

Shpërthime të vogla janë vënë re tek tuk, i fundit në vitin 1950. Në një studim të publikuar në mars të këtij viti, studjuesit e kategorizuan këtë ishull ‘me risk t lartë për komplikime të shkaktuara nga forca vullkanike apo sizmike”.

1 – Maunt Etna, Siçili

Vendi i parë duhet t’i rezervohej medoemos vullkanit spektakolar të Siçilisë, Mt. Etna. I njohur nga vendasit si ‘Mongibello’, ai është një nga vullkanet më aktive në Evropë.

Në vetëm 5 javë rreth marsit të vitit 2021, ai shpërtheu 16 herë. Çdo vit, Mt. Etna shpërthen rreth 200 herë dhe ky numër ka qenë gjithnjë në rritje.

LEXONI GJITHASHTU 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026