KiE i bën thirrje Greqisë të ndryshojë projektligjin për dëbimin e emigrantëve

4 Shtator 2021 | 12:06

Autoritetet greke duhet të ndryshojnë një projektligj që do të gjobiste OJQ-të për kryerjen e shpëtimit të emigrantëve në det, tha të premten Këshilli i Evropës (CoE).

Dunja Mijatovic, Komisionere për të Drejtat e Njeriut tha në një deklaratë se projektligji që po diskutohet aktualisht nga parlamentarët grekë “do të pengonte punën shpëtuese të kryer në det nga OJQ-të dhe kapacitetet e tyre monitoruese të të drejtave të njeriut në Egje”.

CoE është një organizatë e themeluar pas Luftës së Dytë Botërore e ngarkuar me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit në kontinentin e vjetër. Ajo përfshin 47 shtete anëtare.

Qeveria e qendrës së djathtë të Greqisë ka forcuar kontrollet kufitare që kur mori detyrën dy vjet më parë dhe ka premtuar kufizime shtesë në përgjigje të krizës së vazhdueshme në Afganistan.

Sipas një dispozite të përfshirë në “Projektligjin e Deportimeve dhe Kthimit” që po diskutohet aktualisht në parlament, anëtarët e bamirësisë të përfshirë në operacionet e shpëtimit të kryera pa lejen e rojeve bregdetare, mund të burgosen deri në një vit dhe të gjobiten me 1.000 euro. Ndërsa OJQ-të që përballen me gjoba shtesë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026