Kievi në duart e ukrainasve, Zelenski tregon pasiguritë
Pasi trupat ukrainase rimorën zonat përreth Kievit, luftimet në zona të tilla si Irpin po dobësohen gradualisht.
Aeroporti ushtarak ukrainas në kryeqytet është dëmtuar rëndë. Autoritetet ukrainase kërkojnë kujdes përpara se të shpallin fitoren, por rajoni i Kievit gradualisht po kthehet në duart e Ukrainës.
Por, presidenti Zelenski nuk është i sigurt dhe pret një shtim të sulmeve në lindje. “Në lindje të vendit tonë situata mbetet shumë e vështirë. Trupat ruse po instalohen në Donbas, në drejtim të Kharkiv. Ata po përgatiten për sulme të reja të fuqishme. Ne po përgatitemi për mbrojtje edhe më aktive. Po përdorim të gjitha burimet, si të brendshme ashtu edhe të jashtme”, shprehet Zelenksi.
Presidentja e Parlamentit Evropian, ishte zyrtarja e parë e BE-së që shkeli në Ukrainë që nga shpërthimi i luftës. Ajo mbajti fjalim në parlament, i cili është ende funksional pavarësisht luftimeve.
“Unë jam këtu sot si përfaqësues i Parlamentit Evropian të Popujve të Evropës për t’ju thënë një gjë. Ne jemi me ju” theksoi Roberta Metsola.
Në Kharkiv gjurmët e luftës dallohen në çdo rrugë. Rusët kanë akuzuar Ukrainën se ka sulmuar një depo karburanti në territorin e tyre. Pala ukrainase nuk konfirmon dhe as mohon, por thotë se në çdo rast për këtë luftë faji është i Rusisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Një javë ceremoni mortore, detaje nga ceremonia publike e lamtumirës së Khamenei
Britania e Madhe në bisedime me Pakistanin, kërkon deportimin e një personi të dënuar për abuzim seksual
Pritet të zgjasë disa ditë, kush mori pjesë në funeralin e Khameneit?
- 18:14 “Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
- 17:56 Një javë ceremoni mortore, detaje nga ceremonia publike e lamtumirës së Khamenei
- 17:47 Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore
- 17:39 U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës
- 17:39 Pas protestave fshihet Kremlini, reagon Ambasada Ruse në Shqipëri
- 17:25 55 milionë euro, Bayern Munich nënshkruan me mbrojtësin e Eintracht Frankfurt Nathaniel Brown