Kikia: Vendi i keq qeverisur dhe pa alternativë. Egro: Duhen rregulla loje për zgjedhje
Gazetarët, Mentor Kika dhe Franko Egro kanë komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend dhe shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Z. Kikia thotë se, Shqipëria ndodhet në një situatë mjaft të keqe politike pasi nga një anë kanë një keqqeverisje dhe nga ana tjetër nuk kanë një alternativë më të mirë.
“Për një shoqëri nuk ka më keq se sa momenti kur ka përpara një qeveri të keqe dhe nuk ka një alternativë. Nuk dua të zgjatem pse opozita nuk është më e pëlqyer, por janë të njëjtët persona qëu rrëzuan nga pushteti për të njëjtën arsye që duhen larguar dhe këta që janë. Opozitë gati pa busull”, tha z. Kikia.
Sipas tij mazhoranca qeverisëse është e rrezikshme pasi ka pushtet të pakufi dhe sipas tij “një popull nuk matet dot me forcën e një shteti në asnjë vend”.
Të dy gazetarët u shprehën se nuk shikojnë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Z. Egro tha se, së pari duhen përcaktuar rregullat e lojës duke iu referuar përfundimit të reformës zgjedhore.
“Nuk e shikoj mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Zgjedhjet e reja nuk mund të ketë pasi ende nuk janë përcaktuar rregullat e reja të lojës”, deklaroi Franko Egro.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar