Kim Jong-Un kërkon falje, i dërgon letër presidentit Moon për vrasjen e zyrtarit koreano-jugor
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka kërkuar falje për vrasjen e një zyrtari koreano-jugor.
Lajmi është bërë i ditur nga Seuli, që raporton se në adresë të presidentit Moon Jae-in kishte mbërritur një letër nga Peniani, ku konfirmohej vrasja e shtetasit jugor, i cili ishte shpallur i humbur më herët gjatë javës.
Në letër, si rrallë herë, Kim Jong-un kërkonte ndjesë për vrasjen, ndërsa e cilësonte ngjarjen ‘të pahijshme’ dhe që nuk duhej të kishte ndodhur. Ai madje shprehte keqardhje për zhgënjimin e shkaktuar te opinioni publik koreano-jugor.
Vrasja është e para e një qytetari koreano-jugor nga forcat koreano-veriore brenda një dekade.
Shtetasi 47-vjeçar ishte gjetur nga ushtarët koreano-veriorë ndërsa lundronte në ujërat e Veriut. Ai ishte qëlluar për vdekje pasi nuk kishte pranuar të zbulonte identitetin e tij dhe ishte përpjekur të arratisej.
Kufiri mes dy Koreve patrullohet nga forca të shumta ushtarake, pasi ka dyshime se trupat veriore ndjekin politikën e vrasjes së personave të dyshimtë për të parandaluar hyrjen e koronavirus në vend.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta