Kim Jong Un sfidon Biden: SHBA armiku ynë më i madh

10 Janar 2021 | 10:38

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka kërkuar për armë bërthamore më të avancuara duke shtuar se “Shtetet e Bashkuara janë armiku ynë më i madh” gjatë një dalje në televizionin publik të vendit, vetëm disa ditë përpara marrjes së detyrës së presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

Politikat armiqësore të Uashingtonit nuk do të ndryshonin pavarësisht se kush merr kryesinë e Shtëpisë së Bardhë, por heqja dorë prej tyre do të ishte thelbësore për të ndryshuar marrëdhëniet tona, u shpreh Kim.

“Aktivitetet tona të politikës së jashtme duhet të fokusohen drejt nënshtrimit të SHBA, armikut tonë më të madh, dhe pengesa jonë e vetme ndaj zhvillimeve inovative”, shtoi Kim.

Koreja e Veriut nuk do t’i “keqpërdorë” armët e saj bërthamore, citon media shtetërore Kim, por vendit i duhet të zgjerojë arsenalin bërthamor, duke përfshirë këtu kapacitetet “parandaluese” dhe “kundër sulmet”.

Kim kritikoi Korenë e Jugut pasi sipas tij ka ofruar bashkëpunim në sektorë “jo-thelbësorë” si coronavirusi dhe turizmi, duke shtuar se Seuli duhet të mos blejë më armatime dhe të kryejë ushtrime të përbashkëta ushtarake me Shtetet e Bashkuara.

 

Lexoni gjithashtu 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026