Kina aksion ushtarak kundër Tajvanit? Përgjigjet zyrtari amerikan

31 Korrik 2022 | 08:28

Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë provë apo sinjal në lidhje me një aktivitet të mundshëm ushtarak të Kinës kundër Tajvanit.

Kështu u shpreh zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby kur u pyet për një vizitë të mundshme në ishull nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi, shkruan Reuters.

“Ne nuk kemi parë asnjë tregues fizik, të prekshëm për ndonjë gjë të pakëndshme në lidhje me Tajvanin,” u tha Kirby gazetarëve. Pelosi ende nuk ka konfirmuar nëse do udhëtojë   në Tajvan.

Të enjten, presidenti amerikan, Joe Biden dhe ai kinez, Xi Jinping zhvilluan për 2 orë një bisedë telefonike, tema kryesore e së cilës ishte Tajvani.

Kina është zotuar se do të aneksojë Tajvanin edhe me forcë, nëse e nevojshme dhe ka dërguar aeroplanë luftarakë afër hapësirës ajrore tajvaneze.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028

Një fenomen i fuqishëm El Niño mund të shkaktojë një valë të re të rritjes së çmimeve të ushqimeve në nivel global, me pasojat që...
21:34 | 12/07/2026

Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”

Një gazetë iraniane ka publikuar një grafik të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqen presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me uniforma...
20:46 | 12/07/2026

Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov

Ukraina po “tmerron” Rusinë. Forcat e Sistemeve Pa Pilot të Kievit goditën 14 anije të tjera ruse në Detin e Azov gjatë natës së 12...
19:51 | 12/07/2026