Kina dënon deklaratën e G7, i bën thirrje grupit të ndalë akuzat

14 Qershor 2021 | 09:49

Kina ka dënuar deklaratën e përbashkët të udhëheqësve të G7 duke e cilësuar si ndërhyrje e rëndë në politikat e brendshme të vendit.

Liderët e G7 bënë një vlerësim të situatës të zbatimit së të drejtave të njeriut në rajonin me shumicë myslimane Xinjiang, bënë thirrje që Hong Kongu të ketë një nivel të lartë autonomie dhe nënvizuan nevojën e paqes dhe stabilitetit në Ngushticën e Tajvanit – të gjitha çështje të një ndjeshmërie të lartë për Pekinin.

Ambasada e Kinës në Londër tha se ishte shumë e pakënaqur dhe i kundërshtoi deklaratat mbi rajonin Xinjiang, Hong-Kongun dhe Tajvanin, duke thënë se ekspozojnë  “qëllimet dashakeqe të disa vendeve, si Shtetet e Bashkuara”.

Kina është një vend paqedashës që promovon bashkëpunimin, por edhe ajo ka vijat e saj të kuqe, shtoi ambasada.

“Në punët e brendshme të Kinës nuk duhet ndërhyrë, reputacioni i Kinës nuk duhet përflitet dhe interesat e Kinës nuk duhet të shkelen”.

“Ne do të mbrojmë me vendosmëri sovranitetin, sigurinë dhe interesat tona kombëtare dhe do të luftojmë me vendosmëri kundër çdo padrejtësie ndaj Kinës”.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Jake Sullivan tha të dielën se deklarata e G7 ishte një hap i rëndësishëm para për grupin, teksa liderët i bashkohen nevojës për të “kundërshtuar dhe garuar” me Kinën në sfida që variojnë nga ruajtja e demokracisë tek gara në fushën e teknologjisë.

Ambasada kineze gjithashtu theksoi se kërkimet mbi origjinën e COVID-19 nuk duhen politizuar.

“Politikanët në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera injorojnë faktet dhe shkencën, haptazi vejnë në pikëpyetje dhe mohojnë përfundimet e raportit të grupit të përbashkët të ekspertëve dhe bëjnë akuza të paarsyeshme ndaj Kinës”.

Lexoni gjithashtu

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026