Kina dënon me katër vite burg gazetaren e pavarur që raportoi situatën e pandemisë në Wuhan
Një gazetare e pavarur në Kinë, e cila mbuloi pandeminë e coronavirusit në Wuhan u dënua të hënën me katër vite burg.
Zhang Zhan, një ish-avokate 37-vjeçare, u dënua pasi një gjykatë në Shanghai e akuzoi për “nxitje trazirash në vend”, një akuzë që ngrihet shpesh kundër aktivistëve dhe kritikëve të regjimit kinez.
“Pas njoftimit të dënimit, ajo ishte e dëshpëruar”, tha avokati i saj për AFP.
Gjykata e akuzoi Zhang për shpërndarje informacioni të rremë në internet, pasi në artikujt e saj ajo denonconte masat e marra në Wuhan kundër pandemisë duke i quajtur si “shkelje të rënda të së drejtave të njeriut”.
Në Kinë është diçka e zakonshme që aktivistët dhe kundërshtarët e regjimit të dënohen nga qeveria, pasi në vend nuk ka shtyp dhe media të lirë.
Dhjetëra diplomatë dhe mbështetës të Zhang tentuan të hynin brenda gjykatës, por policia ndërhyri duke i shtyrë ata jashtë godinës.
Sipas aktakuzës, Zhang udhëtoi nga Shanghai për në Wuhan në shkurt, në kohën kur në qytet kishte shpërthyer pandemia, duke raportuar mbi situatën e vendit nëpër rrjetet sociale, përfshirë edhe kaosin nëpër spitale.
Qyteti i Wuhan, i përbërë nga 11 milionë banorë, raportoi zyrtarisht për 4000 viktima nga COVID-19, ndërsa Kina ka raportuar gjithsej për 4,634 viktima në periudhën e janarit deri në maj.
Numri zyrtar i viktimave nuk ka ndryshuar që prej asaj periudhe.
Lexoni gjithashtu:
Trump nënshkruan paketën e ndihmës financiare post-COVID-19
Kreu i OBSH: COVID-19 nuk do të jetë pandemia e fundit në botë
Evropa nis vaksinimin, në Itali, Spanjë, Gjermani dhe Austri bëhen injeksionet e para
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta