Kina do testojë qytetin me 9 milionë banorë pas zbulimit të 12 rasteve me COVID-19
Kina do të ndërmarrë një fushatë masive testimi në metropolin prej 9 milionë banorësh, Qingdao, pas zbulimit të 6 rasteve të reja me COVID-19, njoftojnë autoritetet vendase.
Ndryshe nga vendet e tjera të botës, ku vërehet një rritje e madhe e infektimeve, Kina ia ka dalë të menaxhojë epideminë përmes kontrolleve strikte, respektimin e masave nga qytetarët, si dhe aplikacioneve që gjurmojnë rastet e kontaktit.
Kina ka regjistrua shumë pak raste të reja në rang kombëtar e thuajse të gjithë ishin qytetarë që ktheheshin nga jashtë dhe që janë vënë menjëherë në izolim.
Por zbulimi i gjashtë rasteve pozitive dhe 6 asimptomakëve në Qingdao ka ngjallur frikën rikthimit të virusit.
Autoritetet lokale njoftuan se do të ndërmarrin një fushatë masive testimi në 5 lagjet e Qingdao brenda 3 ditëve dhe të gjithë qytetin në 5 ditë, megjithatë nuk e kanë specifikuar se sa do të jetë numri total i personave që do të testohen.
Autoritetet shëndetësore thanë se mund të ketë një lidhje midis rasteve të reja dhe një spitali në qytet që trajton pacientët me coronavirus.
Në maj, Kina testoi 11 milionë banorët e Wuhanit, gjatë një harku kohor prej 10 ditësh.
Deri më sot, Kina ka regjistruar 85.578 raste me coronavirus dhe 4.634 viktima.
Lexoni gjithashtu:
Kompania kineze, vaksina e COVID-19 gati në muajt e parë të 2021
Kina përgatitet për lojërat olimpike dimërore, pavarësisht pandemisë
Rihapen biznesnet në Hong Kong pasi testimi masiv rezulton me 42 të infektuar
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta