Kina e interesuar të shtojë investimet në Evropë
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi i pranishëm në portin më të madh të Greqisë u shpreh se Pekini dëshironte të promovonte më tej bashkëpunimin midis Kinës dhe Evropës.
Gjigandi kinez i transportit COSCO këtë muaj rriti aksionet në portin më të madh tregtar të Pireut me 16%, nga 51% në 67%.
Pireu është shndërruar në një qendër kryesore të kalimit për mallrat e destinuara për portet e Mesdheut dhe Detit të Zi .
Athina, duke u rikuperuar nga një krizë financiare dhjetëvjeçare, është e etur për më shumë investime nga Kina.
“Sot diskutuam për forcimin e lidhjeve tona ekonomike, perspektivat për investime të mëtejshme. Ne presim me padurim projekte të reja investimi në portin më të madh në Mesdhe, një nga më të mëdhenjtë në botë…e kemi thënë vazhdimisht se Greqia mund të jetë një portë nga Azia në Evropë”, u shpreh ministri i jashtëm grek Nikos Dendias.
Ministri i jashtëm kinez u takua me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, i cili diskutoi gjithashtu rritjen e investimeve dhe forcimin e lidhjeve në sektorët ekonomikë dhe kulturorë.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta