Kina heq pandat gjigande nga lista e specieve të rrezikuara
Pandat gjigande janë hequr nga lista e specieve të rrezikuara të Kinës.
Sipas një artikulli të postuar nga Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit, popullsia e pandave gjigande që jetojnë në Kinë ishte rritur nga viti 2003 deri ne 2013.
| Viti | Numri i pandave gjigande në Kinë |
| 2003 | 1.569 |
| 2013 | 1.864 |
Sipas artikullit kjo rritje pasqyron përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës dhe përpjekjet e Kinës për t’i mbajtur pandat të integruara në habitatet e tyre.
Shifrat bazohen në një regjistrim të kryer çdo dekadë që nga viti 1970 në tre provincat që kanë popullsinë më të madhe të pandave gjigande.
Kina mori vendimin për t’i hequr pandat gjigande nga lista e specieve të rrezikuara pesë vjet pasi Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës i kaloi pandat nga “të rrezikuara” në “të prekshme”.
Pandat gjigande shumohen shumë ngadalë duke qenë se femrat ovulojnë vetëm një herë në vit dhe më pas i rrisin këlyshët e tyre deri në tre vjet.
LEXONI GJITHASHTU:
- Qentë që po ndihmojnë në ruajtjen e një specie në zhdukje
- Zbulohet një specie e re dinozauri në Australi, një nga më të mëdhatë në botë
- Pse po garojnë 45.000 njerëz për të vrarë një specie të kërcënuar?
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta