Kina shqetësim i NATO-s, reagon Pekini: Shpifje, politika jonë është me natyrë mbrojtëse
Kina ka akuzuar NATO-n për shpifje për zhvillimin e saj paqësor pasi udhëheqësit e aleancës një ditë më parë paralajmëruan për “sfidat ” që vijnë nga Pekini. Veprimet e Kinës, përfshirë zgjerimin e arsenalit të saj bërthamor, kërcënojnë “rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, thuhej në deklaratën NATO-s. Ishte hera e parë që Aleanca Euro Atlantike gjatë samiti të së hënës vendosi Kinën në qendër të agjendës së saj.
Në kundër të reagimit, Pekini tha se politika e tij ishte “me natyrë mbrojtëse” dhe i kërkoi NATO-s që “t’i kushtonte më shumë energji promovimit të dialogut”.
“Aktiviteti ynë për mbrojtjen dhe modernizimin ushtarak është i justifikuar, i arsyeshëm, i hapur dhe transparent,” tha misioni i Kinës në Bashkimin Evropian.
Në deklaratë shtoi se NATO duhet ta shikojë zhvillimin e Kinës në një “mënyrë racionale” dhe “të ndalojë t’i cilësojë interesat dhe të drejtat legjitime të Kinës si një justifikim për të manipuluar politikën e bllokut, për të krijuar konfrontim dhe për të nxitur konkurrencën gjeopolitike”.
Sipas komunikatës së samitit të NATO-s “ambiciet e deklaruara dhe sjellja e Kinës paraqesin sfida sistematike ndaj rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe në fushat e rëndësishme për sigurinë e Aleancës”.
“Ne mbetemi të shqetësuar me mungesën e shpeshtë të transparencës nga ana e Kinës si edhe me përdorimin e dezinformimit,” citohet në deklaratë.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg në një dalje para mediave tha se “Ne nuk po hyjmë në një Luftë të re të Ftohtë dhe Kina nuk është kundërshtari ynë, as armiku ynë por shtoi se NATO duhet të trajtojë si aleancë, sfidat që fuqizimi i Kinës paraqet për sigurinë “.
Kina është një nga fuqitë kryesore ushtarake dhe ekonomike në botë, ndërsa Partia Komuniste në pushtet ka një kontroll të plotë të politikës dhe të jetës së përditshme. Ushtria kineze aktualisht ka forcat më të mëdha të armatosura në botë, me mbi dy milion personel në detyrë.
NATO është shqetësuar gjithnjë e më shumë për aftësitë në rritje ushtarake të Kinës, të cilat i sheh si një kërcënim për sigurinë dhe vlerat demokratike të anëtarëve të saj.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta